DYLON

Kryeministri Kurti merr dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

Kryeministri Kurti merr dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe rekomandimeve të ekspertëve shëndetësorë për të marrë dozën përforcuese kundër COVID-19.

Krahas vaksinës kundër COVID-19, njëkohësisht dhe në të njëjtën qendër të vaksinimit, kryeministri Kurti mori edhe vaksinën kundër gripit sezonal.

EkoHigjiena

“Mundësia për të marrë të dyja vaksinat njëkohësisht, na jep mundësinë të mbrohemi nga të dyja sëmundjet, për të mbrojtur veten dhe të tjerët” u shpreh ai. Kryeministri Kurti po ashtu bëri thirrje që të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjeç të marrin dozën përforcuese të vaksinës pasi të kenë kaluar gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë. Ajo jepet gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.