• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Kryeministri Kurti i priti në takim dhe bashkëbisedoi me aktivistë të shoqërisë civile të Serbisë

Redaksia 2LONLINE 21 Qershor, 2022 4 min
 Kryeministri Kurti i priti në takim dhe bashkëbisedoi me aktivistë të shoqërisë civile të Serbisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i priti në takim dhe bashkëbisedoi me aktivistë të të drejtave të njeriut, gazetarë dhe përfaqësues të disa organizatave joqeveritare të Serbisë.

Kryeministri Kurti foli për të arriturat gjatë vitit të parë të qeverisjes dhe tha se stabiliteti institucional dhe qeverisja demokratike ka ndikuar në ngritjen për 17 vende të pozitës së Kosovës në indeksin e Transparency International për vitin 2021, po ashtu për 17 vende në indeksin e “World Press Freedom” për liri të shprehjes dhe të mediave.

Ndërkaq, sa i përket sundimit të ligjit është radhitur e para në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në indeksin e vitit 2021 të “World Justice Project” dhe është vendi i vetëm në rajon që ka shënuar përmirësim në raportin e Fredoom House.

Ky stabilitet ka sjellë edhe rritjen e indikatorëve ekonomikë, tha kryeministri dhe theksoi rritjen ekonomike prej 10,53 për qind, ngritjen e eksporteve për mbi 83 për qind, të investimeve të huaja direkte rreth 22 për qind, rritjen e të hyrave tatimore për 30 për qind, të hyrave doganore për 31 për qind.

Kur njerëzit e shohin menaxhimin e mirë dhe luftimin e korrupsionit nga qeveria ata ndjehen më të sigurt dhe janë më të vullnetshëm të shpenzojnë më shumë, tha kryeministri.

Në Kosovë është dëshmuar se qeverisja demokratike dhe zhvillimi ekonomik shkojnë krahas njëra-tjetrës, gjë që i demanton idetë se ekonomia mund të zhvillohet më shumë dhe më shpejtë me qasje autoritare nga pushteti.

Lidhur me dialogun me Serbinë, kryeministri Kurti tha se pas ndryshimeve demokratike të 14 shkurtit 2020, ka pësuar ndryshime edhe qasja në dialog. Tani dialogu nuk është i kornizuar në kohë dhe ka në qendër njohjen e ndërsjellë, e jo siç është zhvilluar në të kaluarën me kompromise të vazhdueshme nga Kosova, që bëheshin për të marrë njohjen nga Serbia dhe njohja nuk ndodhi. Nuk ndiqet më politika e transaksioneve sikurse në të kaluarën, por ajo e transformimit me vullnet të lirë, shtoi ai.

Aktivistët e shoqërisë civile u interesuan dhe bënë pyetje për shumë çështje. Sa i përket mospërfshirjes së Kosovës në projektin Ballkani i Hapur, kryeministri Kurti tha se nuk është përkrahës i ideve, që e mbajnë Ballkanin Perëndimor të mbyllur në rrethin e vet apo që e afrojnë më shumë me Rusinë dhe Kinën, por është për projekte që e hapin dhe e lidhin me vlerat e Bashkimit Evropian. Ai theksoi se Kosova mbështetë Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Procesin e Berlinit sipas rregullave të Bashkimit Evropian.

Duke folur për marrëdhëniet midis shqiptarëve e serbëve në Kosovë dhe qasjes së pushtetit qendror ndaj serbëve, kryeministri Kurti tha se komuniteti serb gëzon të drejta dhe liri të garantuara. Ai tha se është në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit politikë të serbëve dhe se është i hapur të diskutojë për të gjitha problemet e komunitetit serb në Kosovë, por pengesë kryesore në bashkëpunim paraqesin instrumentalizimi dhe tendencat manipuluese nga politika në Beograd.

Takimi u zhvillua në kuadër të programit të Grupit për Ballkan për “Zgjidhjen e çështjeve bilaterale dhe avancimin e Bashkëpunimit Rajonal në Ballkanin Perëndimor”, i cili parasheh mbajtjen e konferencave dhe aktiviteteve që lidhen me shkëmbimin e vizitave reciproke të shoqërisë civile dhe aktivistëve me peshë në tërë rajonin. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Erik Grondahl. /2LONLINE/

Etiketa:Kryeministri Kurti Serbisë Shoqërisë Civile
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Transporton mish përmes rrugëve ilegale, arrestohet nga policia përkundër tentativës që t’iu

6 Qershor, 2023
Art/Kult

Kryeministri Kurti: Dëshiroj që ky panair të ketë ndikim mendor e shpirtëror

6 Qershor, 2023
Gjilan

Gjilan: Aktivitete rreth javës së sigurisë në komunitet

6 Qershor, 2023
Art/Kult

Pjesë e Panairit të Librit edhe Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” nga Gjilani

6 Qershor, 2023
Lajme të ngjashme

Kryeministri Kurti: Dëshiroj që ky panair të ketë ndikim mendor e shpirtëror mbi të rinjtë

6 Qershor, 2023

Kryeministri Kurti takoi Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

28 Maj, 2023

Kurti: Koncepti i qëndrueshmërisë është në qendër të politikave, strategjive e ligjeve tona

24 Maj, 2023

24-vjetori i masakrës në Burgun e Dubravës: Shteti ynë nuk harron dhe nuk fal asnjë krim të luftës

22 Maj, 2023

Ushtrimi Defender Europe 23 është ngjarja me e madhe stërvitore ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë

21 Maj, 2023

Kryeministri Kurti bisedoi me Këshilltarin e Lartë të Departamentit të Shtetit, Chollet

18 Maj, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com