• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari

Redaksia 2LONLINE 2 Korrik, 2022 3 min
 Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari

Nën kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mbajt mbledhja e pestë e Komitetit Ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Në këtë mbledhje, që zgjati tre orë, u prezantua dhe u diskutuan rezultatet e hulumtimit shumë-sektorial për konceptin, vizionin dhe bazat e Master Planit për këtë kompleks, përgatitur nga komisioni i ekspertëve të formuar në fillim të këtij viti. Ky hulumtim paraqet hapin e parë drejt fazës së ardhshme e që është shpallja e konkursit për hartimin e Master Planit për këtë Kompleks.

“Gjatë vitit të kaluar kemi ndërmarrë hapa për t’u siguruar që të konsolidohet gjendja fizike e ndërtesave në Kompleks dhe përmes vlerësimeve profesionale dhe ndërhyrjeve emergjente të realizuara, gjendja e sigurisë së ndërtesave të rrezikuara brenda kompleksit është përmirësuar” u shpreh Kryeministri Kurti.

Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari, tha kryeministri Kurti.

“Ky rrëfim duhet të bëhet i ditur për të gjithë, për të rinjtë edhe të rejat, për ata që do vijnë pas nesh dhe për çdo të huaj që e viziton vendin tonë. Duhet të tejkalojmë edhe barrierat kohore, dhe kujtimin për veprën heroike të Familjes Jashari ta shndërrojmë në përjetësi, sepse është një ngjarje unike me efekte të cilat do të shtrihet edhe kur ne nuk do të jemi më”, u shpreh më tej Kryeministri Kurti.

Ai shtoi se Kompleksi Memorial “Adem Jashari” është një nga proceset më delikate të Republikës së Kosovës, dhe për atë jemi siguruar të punojmë me një ndjeshmëri dhe përgjegjësi të lartë, me qasje profesionale e multi-diciplinare, nga historia, monumentaliteti, peizazhi kulturor e natyror, deri te vlerësimi profesional teknik dhe kujtesa kolektive. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale kompleksin memorial “Adem Jashari” Prekaz Qeveria
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
N'rrjet

Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor

15 Gusht, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti priti në takim Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë,

15 Gusht, 2022
Info+

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Hogosht

15 Gusht, 2022
Gjilan

Ministrja Nagavci takon mësimdhënësit dhe drejtorët e institucioneve edukativo arsimore të komunës

15 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”

15 Gusht, 2022

Ministrja Nagavci takon mësimdhënësit dhe drejtorët e institucioneve edukativo arsimore të komunës së Gjilanit

15 Gusht, 2022

Alban Hyseni synon të jetë i pari edhe në Vetëvendosjen e Gjilanit

15 Gusht, 2022

Mirë se vini në shtëpinë tuaj, zoti President!

15 Gusht, 2022

Gjilani shpërndan 300 shtëpiza të bletëve për 54 bletarë

15 Gusht, 2022

Në Letnicë u shënua Dita e Zojës së Madhe

15 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com