DYLON

Kryeministri Kurti hap Samitin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional

Kryeministri Kurti hap Samitin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional
Avatar photo Redaksia

Arsimi dhe Aftësimi Profesional e mban çelësin e progresit teknologjik, industrializimit të shpejtë, shtimit të vendeve të punës, krijimit të pasurisë, uljes së varfërisë dhe zbutjes së pabarazisë, tha Kryeministri i Republikës Albin Kurti, në hapje të Samitit dyditor të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP), në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve, në Prizren.

Arsimi dhe Aftësimi Profesional në qeverisjen tonë ka trajtim prioritar, ka thënë kryeministri Kurti, duke shtuar se një marrëdhënie e fortë dhe institucionale midis sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe sektorit privat është parakusht i domosdoshëm për sistem të suksesshëm të AAP-së.

EkoHigjiena

Në rastin e Kosovës faktor mbështetës në transformimin e AAP-së do të jetë përfshirja e diasporës, e cila do të sjellë përvojat nga shtetet gjermanofolëse dhe bashkërisht do të angazhohemi që t’i përshtatim këto praktika në kontekstin tonë, tha ndër të tjera kryeministri Kurti.

Samiti me temën “AAP si promotor i transformimit ekonomik dhe industrializimit të Kosovës”, i organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, ka për qëllim diskutimin mbi rolin kyç të arsimit dhe aftësimit profesional në rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.