DYLON

Kryeministri Kurti e kryetari Hyseni vizituan punimet edhe në Stacionin e ri të Autobusëve

Kryeministri Kurti e kryetari Hyseni vizituan punimet edhe në Stacionin e ri të Autobusëve
Avatar photo Redaksia

Pas vendosjes së gurthemelit të çerdhes së re, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Kryetarin e Komunës, Alban Hyseni, vizituan punimet në projekte tjera me bashkëfinancim të Qeverisë, që po zhvillohen në qytet, përfshirë edhe atë në Stacionin e ri të Autobusëve.

Ata panë nga afër edhe punimet që kanë nisur për ndërtimin e Stacionit të ri të Autobusëve në Gjilan, i cili do të ketë një hapësirë të gjithmbarshme prej 2,000 metra katror.

EkoHigjiena

Ky projekt është investim në vlerë prej 1 milion euro dhe është bashkëfinancim i Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.