DYLON

Kryeministri Kurti e kryetari Hyseni vizituan familjet e heronjve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Kryeministri Kurti e kryetari Hyseni vizituan familjet e heronjve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha
Avatar photo Redaksia

“Bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, deputetë të Kuvendit dhe përfaqësues të institucioneve, vizituam familjet e heronjve tanë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha”, ka bërë me dije, Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.

Ai tha se 11 janari i 1984-s mbetet dëshmi e madhe e angazhimit dhe e sakrificës së popullit për çlirim dhe pavarësi të Kosovës.

EkoHigjiena

“Veprimtaria e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës është flakadan i lirisë dhe i angazhimit gjithëpopullor. Lavdi dhe nderim për familjet Mala dhe Berisha”, ka thënë i pari i Gjilanit, Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.