DYLON

Kryeministri Kurti diskutoi për të drejtat e njeriut me përfaqësues të organizatave joqeveritare

Kryeministri Kurti diskutoi për të drejtat e njeriut me përfaqësues të organizatave joqeveritare
Avatar photo Redaksia

Raporti i Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut në Kosovë më 2020, u diskutua në takimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministres Emilija Redzepi dhe ish-Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi, me përfaqësues të organizatave joqeveritare që merren me të drejtat e njeriut.

Delegacioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga Marigona Shabiu, drejtore ekzekutive e “Youth Initiative for Human Rights”, Hilmi Jashari, ish-Avokat i Popullit, Igballe Rogova, drejtore ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Blert Morina, drejtor ekzekutiv i “Center for Equality and Liberty” dhe Muhamet Arifi, drejtor ekzekutiv i “Balkan Sunflowers” e njoftuan kryeministrin për të gjeturat dhe rekomandimet nga raporti.

EkoHigjiena

U bisedua për mundësitë e rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të organizatave të shoqërisë civile dhe Qeverisë sa i përket avancimit të të drejtave të njeriut.

Mes çështjeve kryesore të diskutuara ishte Plani i Qeverisë për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut, barazia gjinore dhe të drejtat e grave, të drejtat e komuniteteve joshumicë (rom, egjiptian dhe ashkali) dhe komunitetit LGBTI. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.