DYLON

Kryeministri Kurti dhe eurodeputeti Waitz bisedojnë për mbrojtjen e ambientit, bujqësinë dhe zhvillimin rural

Kryeministri Kurti dhe eurodeputeti Waitz bisedojnë për mbrojtjen e ambientit, bujqësinë dhe zhvillimin rural
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim deputetin e Parlamentit Evropian nga Partia e Gjelbër e Austrisë, njëherësh bashkë-kryesues i Partisë së Gjelbër Evropiane, z.Thomas Waitz, me të cilin biseduan për mbrojtjen e ambientit, bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Kryeministri Kurti dhe z. Waitz diskutuan për mbrojtjen e pyjeve dhe agjendën e gjelbër të Kosovës dhe ndihmën që Bashkimi Evropian mund të ofrojë në këtë drejtim.

EkoHigjiena

Eurodeputeti Waitz u interesua për çështjen e hidrocentraleve dhe qëndrimin e qeverisë për hidrocentralet e vogla, mbrojtjen e lumenjve dhe sigurimin e ujit për pije dhe ujitje.

U bisedua për zhvillimin e sektorit të bujqësisë nëpërmjet përkrahjes së fermave, transformimit të zonave rurale në vende tërheqëse për punë dhe jetesë, si dhe për ndërtimin e sistemeve ushqimore të qëndrueshme. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.