DYLON

Kryeministri Kurti bisedoi për procesin e vetingut me udhëheqësit e subjekteve politike të komuniteteve joshumicë

Kryeministri Kurti bisedoi për procesin e vetingut me udhëheqësit e subjekteve politike të komuniteteve joshumicë
Avatar photo Redaksia

Pas takimeve me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësministren e Drejtësisë, Nita Shala takuan përfaqësues të komuniteteve rom, ashkalinj, egjiptian dhe turk, për të diskutuar lidhur me procesin e vetingut në drejtësi.

Në takim, në të cilin ishin të pranishëm Kryetarja e NDS, Emilja Rexhepi, Kryetari i IRDK, Elbert Krasniqi, Kryetari i KDPT, Fikrim Damka, Kryetari i LPRK, Erxhan Galushi dhe Kryetari i PAI, Etem Arifi, Kryeministri Kurti foli për hapat e mëtejmë lidhur me këtë proces dhe rëndësinë e koordinimit të përbashkët, pas opinionit të pranuar nga Komisioni i Venecias.

EkoHigjiena

Përfaqësues të subjekteve politike të komuniteteve joshumicë, shprehën mbështetjen e tyre për procesin e vetingut dhe reformës në drejtësi.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Koncept Dokumentin për zhvillimin e procesit të Vetingut në Sistemin e Drejtësisë, si dhe ka përgatitur draftin e amendamenteve kushtetuese dhe projektligjin për vetingun në sistemin e drejtësisë. Më datë 17 qershor 2022, Komisioni i Venecias ka miratuar Opinionin për Vetingun. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.