DYLON

Kryeministri Kurti bëri homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Kryeministri Kurti bëri homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ditën e tij të parë të punës në krye të Qeverisë, bëri sot homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në fjalën e tij para medieve, kryeministri Kurti, tha se kjo liri që gëzojmë ne sot dhe ky shtet që e kemi, i ka rrënjët në sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit e mbi të gjitha te flijimi i Jasharajve.

“Në këtë vend 59 anëtarë të Familjes së gjerë të Jasharajve dhanë jetën e tyre në atë që e njohim si “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, me në krye Komandantin Legjendar, Adem Jashari.

EkoHigjiena

Unë sot e falënderoj për mirëpritjen djalin e Hamëz Jasharit, kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin”, u shpreh kryeministri Albin Kurti.

Prekazi, siç shtoi kryeministri Kurti, është vendi i parë që e viziton si kryeministër i Republikës së Kosovës, sapo ka dalë nga Prishtina, nga kryeqyteti i vendit tonë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.