DYLON

Kryeministri Kurti bëri homazhe në 26-vjetorin e Betejës së Koshares

Kryeministri Kurti bëri homazhe në 26-vjetorin e Betejës së Koshares
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në mëngjesin e sotëm, bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Koshares”, në 26-vjetorin e betejës së lavdishme të Koshares.

”Ne vijmë këtu te varret e dëshmorëve që t’ia kujtojmë e përkujtojmë vetes se sa e lartë ishte sakrifica e tyre, sa e lavdishme është lufta e UÇK-së dhe sa i madh çmimi i lirisë që e gëzojmë, të shtetit të cilin po e ndërtojmë së bashku”, u shpreh kryeministri pas homazheve.

EkoHigjiena

Ai theksoi se 26 vjet më parë, me betejën e lavdishme të Koshares, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me luftëtarë nga pothuajse të gjitha njësitet e zonave operative të saj e shembi kufirin që ndante shqiptarët, që ndante Kosovën nga Shqipëria e që ishte i vjetër që nga viti 1913, respektivisht nga vitit 1918.

“Nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë dëshmorë 114 luftëtarë, me në krye komandantin Agim Ramadani – Katana dhe Sali Çekun, por gjithashtu kishim edhe mbi 400 të plagosur. U vranë së paku 108 ushtarë e oficerë të ushtrisë agresore e okupatore serbe.

Përveç kësaj është e rëndësishme të theksohet që në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishim vullnetarë nga Franca e Algjeria, nga Italia, Suedia e Britania, ndërkaq në radhët e ushtrisë së Serbisë kishte mercenarë nga Rusia”, deklaroi më tej kryeministri Kurti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.