DYLON

Kryeministri Kurti bashkëbisedoi me studentët nga Universiteti i Vjenës dhe ai i Venedikut

Kryeministri Kurti bashkëbisedoi me studentët nga Universiteti i Vjenës dhe ai i Venedikut
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bashkëbiseduar sot me studentët nga Universiteti i Vjenës dhe ai i Venedikut.

Kryeministri Kurti prezantoi të arriturat e gjithmbarshme të Kosovës, sidomos progresin ekonomik dhe demokratik në vitin e fundit. Para rreth 90 studentëve ndërkombëtarë që vijojnë studimet master për të drejtat e njeriut dhe demokratizim, ai foli për arritjet e qeverisë dhe për reformat e filluara, veçanërisht në sistemin e drejtësisë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe për politikën e jashtme dhe synimet e Republikës së Kosovës për integrim në organizatat ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Pas prezantimit të shkurtër, Kryeministri bashkëbisedoi me studentët dhe profesorët e pranishëm, të cilët parashtruan pyetje dhe zgjeruan diskutimin mbi pikat e Programit të Qeverisë, që lidhen me ekonominë dhe investimet, drejtësinë dhe procesin e vetingut, si dhe edukimin dhe sistemin dual të arsimit. Studentët dhe profesorët e pranishëm falënderuan kryeministrin Kurti për këtë diskutim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.