DYLON

Kryeministri Isa Mustafa shpreh ngushëllime për viktimat e akteve terroriste në Bruksel

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur ngushëllime dhe pikëllimin për humbjen e jetëve të njerëzve, pas sulmeve terroriste që ndodhën sot në Bruksel. Në telegram shprehet dënimi i këtyre akteve dhe gatishmëria e Qeverisë së Kosovës për ta vazhduar luftën kundër kësaj të keqeje.
“Duke shprehur dhimbjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për viktimat njerëzore të këtij akti të rëndë terrorist, shprehu solidaritetin me familjet e viktimave dhe Qeverinë e Belgjikës, në këto momente të vështira”, është shprehur kryeministri Isa Mustafa.

Sulmet e njëpasnjëshme terroriste që po shkaktojnë viktima në njerëz, sipas kryeministrit Mustafa, dëshmojnë nevojën e bashkimit të botës demokratike kundër të keqes dhe akteve terroriste të drejtuar kundër rendit demokratik.

EkoHigjiena

Qeveria e Republikës së Kosovës shprehë përkushtimin e saj në luftën e përbashkët me forcat demokratike kundër terrorizmit. ”Ne jemi të përkushtuar dhe do të bashkëpunojmë me botën demokratike në luftimin e akteve të drejtuara kundër jetës së qytetarëve të lirë dhe demokracisë kudo në botë”, thuhet në telegramin e kryeministrit Isa Mustafa.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.