DYLON

Kryeministri Isa Mustafa priti ambasadorin e Vanuatus, Roy Mickey Joy

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e Vanuatus në Bruksel, përfaqësues permanent i këtij shteti në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), Roy Mickey Joy.

Në takim, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala, kryeministri Mustafa, e informoi ambasadorin Joy për progresin në Kosovë duke theksuar prioritetet e Qeverisë për zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit.

EkoHigjiena

Kryeministri Isa Mustafa vlerësoi përkrahjen që shteti i Vanuatus ka dhënë për Kosovën që nga njohja e deri më tash, duke e falënderuar në veçanti për përkrahjen që ky shtet po e jep për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Kryeministri Mustafa po ashtu theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori i Vanuatus, Roy Mickey Joy, pasi vlerësoi progresin në Kosovë, shprehu mbështetjen e plotë të shtetit të tij për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Ambasadori Joy po ashtu shprehu përkushtimin e shtetit të tij për bashkëpunim me Kosovën.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.