DYLON

Kryeministri Isa Mustafa po merr pjesë në Konferencën e Munihut për Siguri

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po qëndron në Gjermani, ku po merr pjesë në Konferencën e 51-të të Munihut për Siguri, që zhvillon punimet nga 6 deri më 8 shkurt.

Kryeministri Mustafa, gjatë pjesëmarrjes në këtë konferencë të nivelit global, do të zhvillojë takime me liderë dhe përfaqësues të lartë të shteteve të ndryshme.

EkoHigjiena

Konferenca e Munihut për Siguri, është një prej ngjarje vjetore më të mëdha globale për promovimin e zgjidhjes paqësore të konflikteve, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të dialogut në trajtimin e sfidave të sigurisë, ku marrin pjesë liderë të shteteve anekënd botës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.