DYLON

Kryeministri Isa Mustafa përkujtoi 7 Shtatorin, Ditën e Kushtetutës së Kaçanikut

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 25 vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Kosovës e vitit 1990, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, i ka uruar të gjithë qytetarët për këtë ditë të shënuar në historinë e shtetit të Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa ka theksuar se 7 Shtatori është një prej datave më të rëndësishme në rrugën e popullit të Kosovës drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë.

EkoHigjiena

Kryeministri Mustafa poashtu theksoi se aprovimi i Kushtetutës së Kaçanikut, vendosi themelet e shtetit të pavarur të Kosovës dhe dëshmoi vendosmërinë e pathyeshme të qytetarëve të Kosovës për të realizuar aspiratat e tyre shtetformuese.

Me këtë rast jubilar, kryeministri Isa Mustafa ka përkujtuar dhe ka shprehur mirënjohje edhe për deputetët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, të cilët në rrethana tejet të vështira miratuan Kushtetutën e Kaçanikut

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.