• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Kryeministri Hoti: Sot nderojmë të gjithë policët e Kosovës

Redaksia 2LONLINE 15 Shtator, 2020 3 min
 Kryeministri Hoti: Sot nderojmë të gjithë policët e Kosovës

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, sot ka pritur në takim policët e plagosur në krye të detyrës, Artur Mrasori dhe Jetmir Hasanaj, të kthyer nga trajtimi mjekësor jashtë vendit.

Me këtë rast, kryeministri Hoti tha: “Sot po takojmë dy policët që janë lënduar, kanë pësuar në krye të detyrës dhe përmes këtij takimi të dy policëve, takojmë simbolikisht të gjithë ata policë që janë lënduar në krye të detyrës, si shenjë respekti që shteti i Kosovës ka për ata që janë duke kryer detyrën shtetërore për sigurinë e qytetarëve, për sigurinë publike, që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre”.

“Sot, i kemi takuar për t’ju treguar që do t’ju qëndrojmë gjithmonë afër, me mundësitë që i ka shteti i Kosovës. Biseduam edhe me ministrin që do të kujdesemi që në mënyrë institucionale t’i rregullojmë njëherë e përgjithmonë këto çështje përmes Ligjit për sigurimin e jetës dhe shëndetit të policëve dhe Ligjit për pensionim të parakohshëm, në mënyrë që policët që lëndohen, që bien në krye të detyrës, familjet e tyre, të mos ndihen të ngarkuara, por atë barrë ta marrë shteti”, theksoi kryeministri Hoti.

“Këta janë heronjtë e kohës moderne, sepse çdo ditë që dalin në rrugë e rrezikojnë jetën e tyre duke tentuar ta ruajnë jetën e zyrtarit shtetëror, sigurinë e institucioneve ose sigurinë e qytetarëve në përgjithësi”, vijoi kryeministri Hoti.

Më tej, kryeministri Hoti, teksa vlerësoi punën e zyrtarëve policorë, tha se çdo ditë që dalin në mëngjes, ata përshëndeten me familjen duke mos ditur se si do të kthehen në mbrëmje dhe kjo tregon një përkushtim të lartë që kanë këta zyrtarë shtetërorë në punën e tyre të përditshme.

“Unë i falënderoj të gjithë ata policë që janë të përkushtuar në detyrën e tyre dhe përmes këtij takimi kisha përçuar mesazhin që do të jemi afër tyre dhe në mbështetje të tyre si Qeveri e Republikës së Kosovës”, tha kryeministri Hoti.

Gjatë takimit, kryeministri Hoti për policët e lënduar ndau mirënjohje, në shenjë respekti për punën dhe përkushtimin e tyre gjatë kryerjes së detyrës zyrtare për ruajtjen e rendit publik.

Etiketa:Avdullah Hoti kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës policët e Kosovës Policisë së Kosovës
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen në Turqi me performancën e saj

1 Korrik, 2022
Nacionale

Nga ky muaj edhe fëmijët e lindur në vitin 2014 mund të

1 Korrik, 2022
N'rrjet

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës takon Drejtorin e Policisë Nacionale të Portugalisë

15 Qershor, 2022

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës takohet më shefin e Policisë se Gabonit

14 Qershor, 2022

Vazhdojnë aktivitetet e Policisë së Kosovës në komunitet

3 Qershor, 2022

SHSKUK: Gjithsej janë ekzaminuar 522 kandidatë për kadetë të rinj të Policisë së Kosovës

3 Qershor, 2022

Në kampin ‘Vrella’ u mbajt ceremonia e certifikimit të zyrtarëve të njësiteve elite të Policisë së Kosovës

16 Maj, 2022

Ekipi i Policisë së Kosovës, fitoi turneun e futsalit “copa del mare”’ të mbajtur në Itali

7 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com