DYLON

Kryeministri Hoti priti në takim përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës

Kryeministri Hoti priti në takim përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës, me të cilët ka biseduar rreth aktualitetit politik dhe ekonomik në vend, sfidat në luftën kundër COVID-19, si dhe për gjendjen e shqiptarëve në Luginë.

Po ashtu, kryeministri Hoti theksoi se Qeveria ka miratuar vendimin për themelimin e “Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës”, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, e cila do të angazhohet të ndërmarrë masat e nevojshme që të lehtësojë dhe përmirësojë jetën e qytetarëve që jetojnë në atë anë, me theks të veçantë në fushën e arsimit, kulturës dhe ekonomisë.

“Zyra do trajtojë edhe çështjet të tjera që nuk janë listuar në këtë vendim, por që dalin si kërkesa dhe nevoja eventuale nga qytetarët që jetojnë në Luginën e Preshevës”, tha kryeministri Hoti.

EkoHigjiena

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Luginës së Preshevës e kanë falënderuar kryeministrin Hoti për pritjen, dhe veçanërisht për themelimin e Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës, duke shtuar se intensifikimi i bashkëpunimit është në dobi të dyanshme. /2LONLINE.com/

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.