Kryeministri Hoti: 12 Qershori është memoria jonë kombëtare!

Kryeministri Hoti: 12 Qershori është memoria jonë kombëtare!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë sot homazhe te Shtatorja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s, si dhe te Shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti, me rastin e përvjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

I shoqëruar nga kabineti qeveritar, kryeministri Hoti tha se sot, po në këtë ditë, bëjmë nderime në këto tri vende simbolike të rezistencës të luftës në Kosovë dhe sakrificës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Është ditë e veçantë si plot ditë të tjera të rëndësishme për popullin e Kosovës, por kjo e sotmja është vërtetë e veçantë, sepse këtë ditë secili prej nesh e kemi parasysh entuziazmin dhe emocionet që kanë përjetuar qytetarët e Kosovës në ato ditë të qershorit, ndërkohë që trupat e NATO-s futeshin në Kosovë”, tha kryeministri Hoti.

Në fjalën e tij para medieve, kryeministri Hoti shtoi se ajo është memoria jonë si qytetarë, memoria jonë kombëtare që duhet ta mbajmë gjithmonë afër dhe të jemi falënderues për mbështetjen e jashtëzakonshme që e kemi pasur nga partnerët tanë ndërkombëtarë për lirinë që sot e gëzojmë.

KOMENTE