• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Kryeministri Haradinaj udhëton për në Berlin

Redaksia 2LONLINE 5 Qershor, 2019 2 min
 Kryeministri Haradinaj udhëton për në Berlin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ftuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel, ka udhëtuar sot për në Berlin.

Kryeministri Haradinaj gjatë kësaj vizite do të ketë takim bilateral me kancelaren Angela Merkel, Kryetarin e Bundestagut Wolfgang Schauble, si dhe me deputetët e Grupit Parlamentar për Evropën Juglindore të Bundestagut, Dr. Johann Wadephul Christian Schmidt, Nikolas Löbel, Manuel Sarrazin dhe Hans Peter Bartels, do të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” dhe do të jetë pjesë e lutjeve të mëngjesit në Berlin.

Kjo vizitë pune do të ketë për qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe besimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë si partnere strategjike.

Kryeministri Haradinaj, duke vlerësuar shumë të rëndësishme vizitën dhe takimin me kancelaren Merkel, tha se Gjermania ka pasur dhe ka një rol të jashtëzakonshëm në proceset jetike të shtetndërtimit të Kosovës dhe gjithashtu ka theksuar se Kosova është e interesuar dhe e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë, gjithmonë duke respektuar vetveten dhe vlerat e përbashkëta euro-atlantike, duke ruajtur integritetin territorial dhe partneritetin me aleatët e përhershëm të saj.

Gjatë këtyre takimeve, kryeministri Haradinaj do të kërkojë mbështetjen e Gjermanisë në rrugën euro-atlantike, liberalizimin e vizave, pasi që Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian, si dhe për procesin e dialogut dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Gjermani. Shteti gjerman, sipas Haradinajt, ka dhënë kontribut të rëndësishëm për Kosovën në të gjitha periudhat duke qenë mbështetës i zhvillimit ekonomik dhe forcimit të shtetësisë së Kosovës.

Kryeministri Haradinaj, theksoi se partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë është i një rëndësie të veçantë, duke njohur rolin dhe kontributin e Gjermanisë edhe në procesin e Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Etiketa:Angela Merkel Berlin Kryeministri Haradinaj Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Rezultatet e Provimit të Maturës – kalueshmëria 78.4

29 Qershor, 2022
Policia

U lëshuan apo jo parashutistë nga Serbia në zonën kufitare të Kosovës?!

29 Qershor, 2022
2LTV

VIDEO: Përkushtimi i përbashkët me Ministrin e Bujqësisë po i sjell Gjilanit

29 Qershor, 2022
Policia

Arrestohen njëmbëdhjetë të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale

29 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Kryeministri Kurti udhëtoi për në Berlin, pritet të ketë takim me kancelarin Scholz

4 Maj, 2022

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright

27 Prill, 2022

23 vjet nga rënia e Agim Ramadanit, Haradinaj: Artisti e luftëtari që jetën ia fali Kosovës

11 Prill, 2022

U mbajt mbledhja e katërt e Komitetit ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

22 Mars, 2022

Fondit të Sigurisë i shtohen 138 mijë euro, në nder të Brigadës 138 të ZO të Dukagjinit, donacion nga Muhamet Ajrullahu, nipi i heroit Agim

6 Mars, 2022

Kryeministri Kurti: E kemi dënuar dhe dënojmë fuqishëm agresionin rus

3 Mars, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com