DYLON

Kryeministri Haradinaj takon ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak

Kryeministri Haradinaj takon ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një mëngjes pune me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, njëherësh kryesues i OSBE-së.

Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar ministrin Lajçak për përkushtimin e institucioneve të Kosovës në zhvillimin ekonomik, zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane dhe forcimin e rendit dhe ligjit.
Në këtë takim, kryeministri Haradinaj tha se bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy vendeve është i rëndësishëm, duke theksuar se njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, veçanërisht nga Sllovakia, është kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë dhe stabilitetin në gjithë rajonin.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj kërkoi nga ministri sllovak ndihmën e shtetit të tij për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, por edhe për anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Kryeministri Haradinaj shprehu gatishmërinë e Qeverisë për të vazhduar bashkëpunimin me OSBE-në në forcim të institucioneve demokratike të vendit si dhe të qeverisjes së mirë.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj e falënderoi Ministrin Lajćak për qëndrimin e tij të qartë kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, njëherësh kryesues i OSBE-së, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit mes dyja vendeve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.