DYLON

Kryeministri Haradinaj: Rruga e lirisë nuk ka qenë e lehtë

Kryeministri Haradinaj: Rruga e lirisë nuk ka qenë e lehtë
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot vuri kurora lulesh në Kompleksin Memorial dhe mori pjesë në Akademinë Përkujtimore që u organizua nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 19 vjetorit të masakrës së Reçakut.

Kryeministri Haradinaj, para të pranishmëve në këtë akademi, familjarëve të të vrarëve dhe personaliteteve të jetës politike e akademike, tha se këtë ditë e ndan dhe e kujton me shumë respekt.

“Kur jam këtu, e di që jam në Krushë, që jam në Meje, që jam çdo kund në Kosovë. Rruga jonë e lirisë nuk ka qenë e lehtë. Deri në liri kemi shumë dhimbje, shumë vuajtje, shumë flijime, njëkohësisht edhe rruga jonë për shtetin e Kosovës nuk është e lehtë, por nëse besojmë në të drejtën tonë ja dalim dhe do t’i mbetemi çdoherë besnik të drejtës sonë. Lavdi e përjetshme!”, tha kryeministri Haradinaj.

EkoHigjiena

Në këtë Akademi Përkujtimore para të pranishmëve foli edhe presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ambasadori William Walker, dhe Xhavit Jashari në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK.

Në fund me një kronologji të pranishmëve iu drejtua Fehmi Mujota, ndërsa në emër të fshatit Reçak, të pranishmit i falënderoi kryetari i fshatit, Adem Ramadani.

 

http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,9,7483

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.