DYLON

Kryeministri Haradinaj: Projektet nga Rotary International, të rëndësishme për vendin

Kryeministri Haradinaj: Projektet nga Rotary International, të rëndësishme për vendin
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim një delegacion të Rotary International, të udhëhequr nga Stephanie Urchick, drejtoreshë e Bordit të Drejtorëve.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj falënderoi delegacionin për përkrahjen që Rotary International ka ofruar për Kosovën, në fusha të ndryshme, veçmas ndihma e dhënë në projekte që kanë përmirësuar shërbimet shëndetësore në vend.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi gjithashtu rëndësinë që kanë për Kosovën projektet e Rotary, si ato në shëndetësi, në aspektet sociale si dhe në përkrahjen e ofruar për fushat tjera me rëndësi për vendin tonë dhe shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur punën humane të kësaj organizate.

EkoHigjiena

Nga ana tjetër, Stephanie Urchick, drejtoreshë e Bordit të Drejtorëve të Rotary International e ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe mbështetjen e ofruar dhe e informoi për aktivitetet e Rotary në tërë botën, duke theksuar vendosmërinë e për vazhdimin e bashkëfinancimit të projekteve të ndryshme në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.