DYLON

Kryeministri Haradinaj priti Zëvendës Ndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jamie Shea

Kryeministri Haradinaj priti Zëvendës Ndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jamie Shea
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Zëvendës Ndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për sfidat e reja të sigurisë, Jamie Shea, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon.

Kryeministri Haradinaj theksoi rolin e rëndësishëm të NATO-s në garantimin e paqes dhe të sigurisë dhe e vlerësoi forcën paqeruajtëse KFOR si një partner të rëndësishëm në Kosovë. Ai tha se Forca e Sigurisë së Kosovës e mbështetur nga NATO në çdo periudhë të ndërtimit të saj bazuar në standardet më të larta dhe mbi parimin e gjithëpërfshirjes, ka përmbushur kapacitet operative drejt transformimit në Forcën e Armatosur në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë.

Kryeministri Haradinaj theksoi se e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në BE si dhe një vend anëtar i OKB-së.

EkoHigjiena

Kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova ka nisur një dinamikë të re të brendshme në fushën e sundimit të ligjit dhe në zhvillimin ekonomik, por njëkohësisht është angazhuar me përkushtim në përmbushjen e obligimeve të dala nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, duke përshpejtuar rrugën drejt marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE. Ai tha se është i rëndësishëm konsolidimi ndërkombëtar i vendit, me theks të veçantë anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, në UNESCO dhe INTERPOL.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jamie Shea, duke e përgëzuar kryeministrin Haradinaj për detyrën, tha se NATO-ja dhe Kosova kanë një lidhje të fortë prej shumë vitesh dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të përparimit të Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në NATO. Ai tha se KFOR-i do të vazhdojë të jetë i pranishëm për aq sa do të ketë nevojë Kosova dhe e vlerësoi forcën paqeruajtëse si një garantues të paqes në vend.

 

http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,9,7180

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.