• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Kryeministri Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës

Redaksia 2LONLINE 8 Janar, 2019 2 min
 Kryeministri Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari i saj Bashkim Zejnullahu, me të cilët bisedoi për situatën më të fundit në këtë sektor, pas vendosjes së taksës prej 100 për qind për produktet e Serbisë dhe të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj është njoftuar nga përfaqësuesit e shoqatës për punën dhe sfidat pas vendosjes së taksës 100 për qind si dhe për hapat e ndërmarrë nga ta në rritjen e cilësisë së miellit.

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës do të jetë përkrahëse e të gjithë prodhuesve vendorë përmes stimulimit dhe masave lehtësuese, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të bizneseve që merren më këtë veprimtari, masa këto që ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Nga ana e tij, kryetari i shoqatës Bashkim Zejnullahu, tha se vendimi për vendosjen e masës 100 per qind për miellin nga Serbia është i mirëseardhur, duke vlerësuar se kjo masë në planin afatgjatë do të ndikojë pozitivisht tek kultivuesit dhe prodhuesit vendorë.

Të pranishëm në takim ishin edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Gashi dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci.

Etiketa:Kryeministri i Republikës së Kosovës kryesore naconale Ramush Haradinaj Shoqatës së Mullisëve të Kosovës
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjykatë/Prokurori

Prokuroria Themelore në Ferizaj vazhdon edhe sot aksionin në zonën e Brezovicës

9 Gusht, 2022
Info+

Kërkohet përfundimi sa më parë i shkollës në Pozheran dhe ndërtimi i

9 Gusht, 2022
Politikë

LDK: Gjendja e rënduar higjienike në DKA, kërcënim serioz për shëndetin e

9 Gusht, 2022
Nacionale

Sot moti parashihet të jetë me reshje shiu

9 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

U mbajt takimi i Këshillit të Sigurisë së Kosovës

31 Korrik, 2022

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright

27 Prill, 2022

23 vjet nga rënia e Agim Ramadanit, Haradinaj: Artisti e luftëtari që jetën ia fali Kosovës

11 Prill, 2022

U mbajt mbledhja e katërt e Komitetit ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

22 Mars, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim kryetarin e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës

9 Mars, 2022

Fondit të Sigurisë i shtohen 138 mijë euro, në nder të Brigadës 138 të ZO të Dukagjinit, donacion nga Muhamet Ajrullahu, nipi i heroit Agim

6 Mars, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com