DYLON

Kryeministri Haradinaj priti ministrin dhe komandantin e FSK-së

Kryeministri Haradinaj priti ministrin dhe komandantin e FSK-së
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj priti sot ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrustem Berisha si dhe komandantin e kësaj force, me të cilët bisedoi për bashkërendimin e punëve që i presin në drejtim të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së drejt shndërrimit të saj në ushtri kosovare.

Ministri Berisha e njoftoi Kryeministrin me synimet e ministrisë që ai udhëheq në ngritjen e infrastrukturës moderne si dhe rritjen e mirëqenies së ushtarëve dhe eprorëve të FSK-së.

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Rama pasi e përgëzoi Kryeministrin Haradinaj për marrjen e detyrës së të parit të qeverisë kosovare, e informoi atë për të gjitha aspektet e sigurisë në nivel lokal dhe kombëtar.

EkoHigjiena

Kryeministri Haradinaj shprehu gatishmërinë që të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të FSK-së.
Kryeministri u nda shumë i kënaqur me punën që po bëhet nga eprorët dhe ushtarët dhe premtoi se do të punojë shumë që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, që FSK-ja të kontribuojë kështu në sistemin e sigurisë në Kosovë por edhe më gjerë.

http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,9,6959

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.