DYLON

Kryeministri Haradinaj priti kryetarin e OVL të UÇK-së, Hysni Gucati

Kryeministri Haradinaj priti kryetarin e OVL të UÇK-së, Hysni Gucati
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, më bashkëpunëtorë.

Në takim, Gucati e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për zgjedhjen në krye të Qeverisë, duke i uruar suksese në realizimin e synimeve dhe objektivave të tij.

Kryetari Gucati, po ashtu shprehu vullnetin e organizatës për bashkëpunim të mëtejmë me qëllim të përmirësimit të gjendjes dhe mirëqenies së veteranëve të UÇK-së, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve.

EkoHigjiena

Kryeministri Haradinaj, theksoi përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e veteranëve, me premtimin se pas rishikimit të buxhetit pensionet e veteranëve nuk do të paguhen në mënyrë të pjesshme, por do të vendoset një bazë e rregullt për pagesë të plotë dhe me kohë, që protezat për invalidët të ndërrohen me kohë, ndërsa familjet e dëshmorëve të kenë të drejtën e pensionit që ua njeh statusi i tyre si dhe atë të punës ose pleqërisë.

Në takim u diskutua edhe për lehtësirat tjera ndaj këtyre kategorive.

http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,9,6982

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.