DYLON

Kryeministri Haradinaj priti delegacionin e FMN-së

Kryeministri Haradinaj priti delegacionin e FMN-së
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim delegacionin e FMN-së që udhëhiqej nga Jacques Miniane, shef i misionit për Kosovën i Fondit Monetar Ndërkombëtar, departamenti i BE-së.

Kryeministri Haradinaj falënderoi Miniane-n për bashkëpunimin në funksion të ruajtjes dhe zhvillimit të stabilitetit buxhetor dhe financiar të Kosovës.

Kryeministri është zotuar për bashkëpunim të afërt me FMN-në edhe në të ardhmen.
Miniane ka theksuar se Kosova ka një politikë të disiplinuar financiare dhe se duhet të vazhdojë në këtë kurs.

EkoHigjiena

Shefin e Misionit të FMN-së për Kosovën, Jacques Miniane, do ta zëvendësojë Stephanie Eble.

 

http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,9,7060

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.