DYLON

Kryeministri Haradinaj priti ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell

Kryeministri Haradinaj priti ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, njofton Zyra e kryeministrisë.

Kryeministri Haradinaj dhe ambasadori O’Connell biseduan për ndërtimin e institucioneve të reja në Kosovë dhe për proceset nëpër të cilat po kalon vendi. Ata theksuan nevojën e forcimit të institucioneve demokratike, rritjen e mirëqenies së qytetarëve, thellimin e reformave në vend dhe konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës. Kryeministri Haradinaj e vlerësoi lart mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtet ndërtimit dhe njëkohësisht edhe përkrahjen për vendin në skenën ndërkombëtare.

Ambasadori O’Connell duke e përgëzuar kryeministrin Haradinaj për detyrën tha se Kosova do të ketë mbështetjen e vendit të tij në agjendat e saj dhe rrugën e integrimeve euro-atlantike.

EkoHigjiena

http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,9,6908

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.