DYLON

Kryeministri Haradinaj mori pjesë në zbulimin e pllakës me mbishkrimin Ministria e Mbrojtjes

Kryeministri Haradinaj mori pjesë në zbulimin e pllakës me mbishkrimin Ministria e Mbrojtjes
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant, Rrahman Rama, kanë bërë zbulimin e pllakës me mbishkrimin Ministria e Mbrojtjes, ceremoni kjo e zhvilluar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Pas zbulimit të pllakës, kryeministri Haradinaj ka zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant, Rrahman Rama, dhe përfaqësues tjerë të ministrisë së Mbrojtjes, të cilët i ka uruar për këtë fazë të re të funksionimit, duke vlerësuar se Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë forcë multietnike dhe profesionale, e gatshme për të kontribuuar në forcimin e paqes dhe të stabilitetit në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Pas zbulimit të pllakës, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, tha se sot është një ditë e veçantë për Ministrinë tonë, për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe që nga sot do të ndryshojë emërtimi i Ministrisë në Ministri të Mbrojtjes.

EkoHigjiena

Më pas, ministri Berisha falënderoi të gjithë ata që kontribuuan që Ministria e Forcës së Sigurisë të shndërrohet në Ministri të Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë të shndërrohet në ushtri të Kosovës.

“Zyrtarisht që nga sot është dita e parë kur fillon procesi i tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës. Dua t’i falënderoj të gjithë partnerët ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfaqësuesit e NATO-s që janë këtu, në veçanti dua ta falënderoj kryeministrin e Kosovës, i cili në vazhdimësi, në të gjitha etapat e ka përkrahur transformimin e FSK-së dhe do të vazhdojë ta përkrahë edhe në procesin e tranzicionit”, tha ministri Berisha dhe shtoi se i tërë procesi i tranzicionit do të jetë një proces gradual, transparent dhe është paraparë një plan dhjetëvjeçar i arritjes së kapaciteteve të mbrojtjes.

Duke folur rreth mandatit të ri, ministri Berisha tha se Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë forcë multietnike, profesionale që do të jetë e përfaqësuar nga të gjithë qytetarët e Kosovës, në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës, por edhe në interes të ndërtimit të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.
Ministri Berisha falënderoi kryeministrin Haradinaj për mbështetjen dhe përkrahjen e dhënë në të gjitha etapat.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.