DYLON

Kryeministri Haradinaj: Kamenica, shembull i mirë i një jete të integruar!

Kryeministri Haradinaj: Kamenica, shembull i mirë i një jete të integruar!
Avatar photo Redaksia

“Kamenica ka dëshmuar një vetëdije të ngritur qytetare dhe këtë e tregon edhe fakti se shkalla e incidenteve në këtë Komunë është tejet e ulët”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj pas vizitës që bëri në Komunën e Kamenicës, ku u prit nga Kryetari i kësaj Komune, Qëndron Kastrati me bashkëpunëtorë.

“Ardhja jonë në këtë Komunë ka për qëllim me i përafru temat që e preokupojnë Komunën. Diskutuam për projektet infrastrukturore, për gjendjen me ujë të pijshëm dhe gjendjen në shumë sektor, duke parë mundësitë e investimeve edhe nga partnerët tonë ndërkombëtarë, përvec Qeverisë sepse këtu jepet shembulli më i mirë i një jetë të integrume dhe ju përgëzojmë për këtë të gjithë juve” tha Kryeministri Haradinaj në konferencën për media pas takimit.

Testi PISA dhe përmirësimi i rezultateve në fushën e arsimit, ndarja e granteve për fermerët, projektet konkrete që do të angazhoni direkt të rinjtë e kësaj Komune, renovimi i shtëpisë së kulturës dhe tema të tjera të rëndësishme për këtë vend ishin pjesë e diskutimit në takim.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati, e falenderoi Kryeministrin Haradinaj për vizitën, për siç tha të rrallë të një Kryeministri në këtë Komunë të vogël.

“Diskuatuam problemet dhe cështjet të cilat nuk mundemi vet si Komunë me i realize dhe cështje të tjera që mund të përkraheshin nga Qeveria dhe organizatat e tjera”, tha Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati.

Pas takimit me Kryetarin, Kryeministri Haradinaj ka takuar drejtorët e drejtorive, shefat e sektorëve dhe asambleistëve të kësaj Komune.

Vizitat e Kryeministrit Haradinaj në Komunat e Kosovës po zhvillohen në vazhdën e përpjekjeve të Qeverisë për të përafruar agjendën e dy niveleve me qëllim të përkrahjes dhe zhvillimit të projekteve të rëndësishme për qytetarët e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.