DYLON

Kryeministri Haradinaj bëri homazhe te Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Kryeministri Haradinaj bëri homazhe te Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe te Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së tij, njëkohësisht duke i nderuar edhe të gjithë të rënët për liri.

“Nderojmë sot para shtatores së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, 550 vjetorin e vdekjes së tij. Njëkohësisht sot nderojmë të gjithë të rënët për liri, veçanërisht vëllezërit Gërvalla, Jusufin e Bardhoshin dhe Kadri Zekën që po ashtu janë vrarë në këtë ditë, vite më përpara”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj bëri të ditur se sot në mbrëmje është edhe një ngjarje kushtuar këtyre dy përvjetorëve, atij të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe të heronjve tanë më të ri vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka.

EkoHigjiena

Ky aktivitet shënon edhe përmbylljen e vitit MbarëKombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të shpallur nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në vitin 2018 , në nderim të 550 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, në nderim të së cilit janë zhvilluar shumë aktivitete.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.