DYLON

Kryeministri Albin Kurti priti në takim Komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccia

Kryeministri Albin Kurti priti në takim Komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccia
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takimin e parë formal, pas marrjes së komandës të KFOR-it, Gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccia.

Krahas urimit për detyrën e re dhe mirëseardhjes në Republikën e Kosovës, kryeministri Kurti e njoftoi Gjeneralmajor Ristuccia për zhvillimet në vend, punën e qeverisë dhe synimet e saj, me theks te fusha e sigurisë.

EkoHigjiena

Falënderues për mikpritjen, Gjeneralmajor Ristuccia shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe koordinim me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe institucionet vartëse të sigurisë dhe rendit në shërbim të sigurisë, paqes dhe garantimit të lirisë së lëvizjes.

Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia mori komandën e KFOR-it më 10 tetor. Ai është oficeri i 13-të italian që merr komandën, si Komanda e 27-të e KFOR-it. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.