DYLON

Kryeministër, ju nuk mund të vazhdoni më tej!

Avatar photo Redaksia

Jakup Krasniqi iu ka drejtuar kryeministrit Isa Mustafa që ta harrojë se ky popull edhe pas gjithë këtyre shkeljeve të Kushtetutës, do ta lejojë të vazhdon me qeverisjen dhe përfaqësimin e vendin.

Ai ka kritikuar edhe ekipin negociator të Mustafës, duke thënë se bashkë me kryeministrit nuk duhet të vazhdojnë qeverisjen edhe më tej.

EkoHigjiena

Ja reagimi i plotë i Jakup Krasniqit:

Kryeministri Isa Mustafa dëshiron të vazhdojë më tej, thuajse nuk ka ndodhur asgjë. Edhe pse Gjykata Kushtetuese konstatoi se mbi 80% e marrëveshjes së parimeve nuk është në përputhje me kushtetutën, ai thotë se qeveria nuk do ta anulojë marrëveshjen dhe do të vazhdojë me hartimin e statutit.

Kryeministër, harroje që ky popull edhe pas gjithë këtyre shkeljeve te Kushtetutës, do të të lejojë ty të vazhdosh të qeverisës dhe të përfaqësosh këtë vend. Në veçanti jo në procesin e dialogut me Serbinë.

Me ty, dhe ekipin tënd negociator që nuk ka qenë në gjendje të vërej se marrëveshja që e nënshkruat mbi 80% nuk është në përputhje me Kushtetutën, ju nuk mund të vazhdoni më tej.

Ko sova sigurisht që do të vazhdojë më tej, por pa ty dhe pa ekipin tënd.