DYLON

Kryeministër Edi Rama mos u bë servil i Serbisë

Avatar photo Redaksia

Kushtrim KADRIU

(2L ONLINE) – Kryeministër Edi Rama mos u bë servil i Serbisë duke i dhuruar 100.000 euro për ta, e për Lugine 50.000. Qeveria e Shqipërisë ndihmoi Serbinë me 100.000 euro, për ta ndihmuar në përmbytjet e shkaktuara nga të reshurat atmosferike.

EkoHigjiena

Shtrohet pyetja: Serbia, a e ndihmoi Shqipërinë vite me parë kur ndodhën përmbytjet e mëdha në Shkodër? Me sa dimë as në atë krah nuk i ra Serbia.

Është mjaftë shqetësuese se si Qeveria e Shqipërisë pa nevojë po tenton të afrohet me Serbinë, si duket janë duke marrë instruksione nga krushku i koalicionit të majtë në Shqipëri, Boris Tadiq.

Për qytetarët e Kosovës Lindore ky ishte një lajm prekës e indinjues , duke ditur se Qeveria e Shqipërisë për Luginën, gjegjësisht vëllezërit e saj ndau vetëm 50.000 euro, kurse për armikun shekullore që po shtyp Shqiptarët në Kosovë Lindore , e që bëri gjenocid në Kosovë, ndau 100.000 euro.

Qytetaret e Kosovës Lindore ishin të indinjuar thellë me shumën “marramendëse” që u zotua të jap qeveria e shtetit shqiptare prej 50.000 eurove , gjoja për zhvillimin ekonomik të Kosovës Lindore, kurse për një park të Graqanicës pushtetarët e Shqipërisë ndanë rreth 400.000 € .

Si duket qeveritë e Shqipërisë vazhdojnë tentimin për afrim me Serbinë pa ndonjë nevojë, siç patën bere dikur Ahmet Zogu e Enver Hoxha, të cilët u bënë servil të Serbisë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.