DYLON

Kryekuvendari Veseli takoi ambasadorin Reichel

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në një takim të dërguarin e posaçëm gjerman për Evropën Juglindore, ambasadorin Ernst Reichel. Në takim fillimisht u bisedua për gjendjen aktuale të krijuar në Kuvendin e Kosovës si pasojë e veprimeve të opozitës.

Ambasadori Reichel me këtë rast theksoi: “Fajtor për këtë situatë është opozita, e cila duhet t’i respektojë rregullat e demokracisë parlamentare, ku pakica nuk mundet që me veprime të dhunshme t’ia imponojë vullnetin shumicës”.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, kryekuvendari Veseli theksoi se është duke bërë përpjekje që në Kuvendin e Kosovës të ruhet fryma e demokracisë parlamentare, duke vazhduar me insistim në mjetet demokratike për afrimin e pozitës dhe opozitës.

“Kuvendi nuk mund të bllokohet dhe do të vazhdojë punën e tij me një paketë projektligjesh shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendit”, theksoi kryetari Veseli.

Në takim u bisedua edhe për proceset e integrimit evropian të Kosovës dhe zhvillimin ekonomik. Ambasadori Reichel theksoi se Kosova është shumë afër përmbylljes së procesit të nënshkrimit të MSA-së dhe liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kryetari Veseli falënderoi ambasadorin Reichel për mbështetjen e fuqishme që Berlini po i jep në vazhdimësi Kosovës dhe shprehu nevojën që bizneset gjermane të investojnë kapitalin e tyre në ekonominë kosovare. Zhvillimi ekonomik është agjenda të cilën qytetarët e Kosovës e presin nga të zgjedhurit e tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.