DYLON

Kryekuvendari Konjufca priti në takim senatoren amerikane, znj. Joni Ernst

Kryekuvendari Konjufca priti në takim senatoren amerikane, znj. Joni Ernst
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Senatoren republikane nga Iowa, njëherësh veterane e ushtrisë amerikane, znj. Joni Ernst. 

Në këtë takim, Senatorja Ernst shoqërohej nga Këshilltari për Siguri Kombëtare, Pete McAleer, Ambasadori Amerikan, Philip Kosnett, Atasheu ushtarak i ShBA-ve në Kosovë, Kolonel Stephen Rose, dhe Amy Carnie, Shefe e sektorit politik/ekonomik në Ambasadën Amerikane.

EkoHigjiena

 Senatorja Ernst përgëzoi kryekuvendarin Konjufca për marrjen e detyrës së re dhe shprehu përkrahjen e parezervë të ShBA-ve për Republikën e Kosovës.

 Me këtë rast, kryekuvendari Konjufca shprehu falënderime dhe  konsideratë të lartë për kontributin e ShBA-ve dhe të Senatores Ernst, si përkrahëse e fuqishme e Kosovës, veçanërisht për transformimin e FSK-së në një forcë të mbrojtjes territoriale të ndërveprueshme.

Z. Konjufca rikonfirmoi po ashtu gatishmërinë për forcimin e miqësisë së palëkundur dhe partneritetit ndërmjet vendeve tona, duke theksuar se roli i SHBA-ve është i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshëm për të ardhmen e Kosovës, por edhe për paqen e stabilitetin në rajonin tonë dhe në botë.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.