DYLON

Kryekuvendari Konjufca priti në takim Gjeneralin amerikan, Wesley Clark

Kryekuvendari Konjufca priti në takim Gjeneralin amerikan, Wesley Clark
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ish-komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, mikun e madh të shqiptarëve, gjeneralin amerikan Wesley Clark, i cili shoqërohej nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. 

 Gjenerali Clark u shpreh i lumtur për vizitën e tij në Kosovë dhe e përgëzoi kryekuvendarin Konjufca për progresin dhe të arriturat që ka shënuar shteti ynë ndër vite, duke u bërë shembull impresionues i lirisë e demokracisë dhe faktor paqeje, stabiliteti e bashkëpunimi në rajon e më gjerë. 

EkoHigjiena

 Ndërsa kryekuvendari Konjufca, pasi i dëshiroi mirëseardhje gjeneralit Clark, tha se populli i Republikës së Kosovës dhe ai personalisht ndjehen shumë të nderuar e të privilegjuar që në mesin e tyre sot gjendet ish-komandanti Suprem i NATO-s dhe miku i madh i popullit tonë, gjenerali amerikan Wesley Clark – ushtaraku i shquar i cili urdhëroi bombardimet e Aleancës Veriatlantike mbi caqet serbe, duke i dhënë fund kapitullit të dhimbshëm të historisë sonë dhe duke ndaluar kështu gjenocidin e Serbisë mbi popullin shqiptar në Kosovë. 

 “Shfrytëzoj edhe këtë rast për t’ju shprehur Juve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mirënjohjen dhe falënderimin e pafund për kontributin e jashtëzakonshëm që keni dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për mbështetjen që vendi juaj vazhdon t’i jap vendit tonë në të gjitha proceset e integrimit dhe zhvillimit të gjithmbarshëm.

Liria dhe pavarësia e Kosovës tashmë mbajnë vulën tuaj, të ShBA-ve, të NATO-s dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Republika e Kosovës do t`ju mirëpres gjithmonë si hero”, tha kryekuvendari Konjufca. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.