DYLON

Kryekuvendari Konjufca priti në takim deputetët e koalicionit “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak”

Kryekuvendari Konjufca priti në takim deputetët e koalicionit “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me nënkryetaren, Saranda Bogujevci, kanë pritur sot në takim deputetët e koalicionit “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak”, Shaip Kamberi, Enis Imamoviq, Nadije Beqiri, Mirsad Hodzhiq, Argjend Bajrami, Selma Kuçeviq, si dhe kryetarin e Partisë Aksioni Demokratik i Sanxhakut (SDA), Sulejman Ugljanin. 

Me këtë rast, Sylejman Ugljanin, në cilësinë e kryetarit të SDA, e ka falënderuar kryekuvendarin Konjufca dhe ka shprehur mirënjohje në emër të boshnjakëve për miratimin në Kuvendin e Republikës së Kosovës të rezolutës që dënon gjenocidin në Srebrenicë. 

EkoHigjiena

Ndërsa, deputetët e koalicionit  “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak” e njoftuan të parin e Kuvendit për situatën politike në Serbi, të drejtat e mohuara dhe diskriminimin e pakicave, në veçanti të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nga ana e aparatit shtetëror serb, si dhe kërkuan reciprocitet të të drejtave të pakicave në Kosovë dhe në Serbi. 

Kryekuvendari Konjufca vuri në pah rëndësinë e bashkërendimit të veprimeve dhe intensifikimin e bashkëpunimit me të zgjedhurit e popullit dhe përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës, Medvegjës, Bujanocit dhe Sanxhakut. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.