DYLON

Kryekuvendari Konjufca: Bundestagu dhe institucionet gjermane qëndrojnë̈ fuqishëm me Kosovën

Kryekuvendari Konjufca: Bundestagu dhe institucionet gjermane qëndrojnë̈ fuqishëm me Kosovën
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani, është pritur sot në një takim të veçantë nga homologu i tij gjerman, kryetari i Bundestagut Wolfgang Schauble. 

Në këtë takim të përzemërt të dy homologët diskutuan rreth zhvillimeve historike e politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për sfidat që paraqiten në rrugëtimin e stabilizimit të rajonit, luftimin e pandemisë̈, rimëkëmbjen ekonomike dhe dialogun me Serbinë, si dhe finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave. 

EkoHigjiena

Kryekuvendari Konjufca falënderoi kreun e Bundestagut gjerman, Schauble, për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë dhe vazhdon të jap për Kosovën.

Në takim u konfirmua se Bundestagu dhe institucionet gjermane qëndrojnë̈ fuqishëm pranë dhe me popullin e Kosovës.

Gjatë takimit, kryekuvendari Konjufca shoqërohej nga shefi i Stafit Ilir Kërçeli, ambasadori Beqë Cufaj dhe diplomatja Valëza Oruqi.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.