KRU “Hidromorava” vazhdon aktivitetet në terren për trajtimin e borxheve të papaguara
Ekipet e KRU “Hidromorava” po vazhdojnë aktivitetet në terren për trajtimin e borxheve të papaguara, përfshirë zbatimin e procedurave për ndërprerjen e furnizimit me ujë për konsumatorët që nuk i kanë përmbushur obligimet financiare ndaj kompanisë.
Këto aktivitete synojnë rritjen e nivelit të inkasimit, përmirësimin e rregullsisë së pagesave dhe sigurimin e trajtimit të barabartë për të gjithë konsumatorët.
THIRRJE PËR KONSUMATORËT
Ftojmë të gjithë konsumatorët me obligime të papaguara që t’i shlyejnë ato me kohë, për të shmangur ndërprerjen e furnizimit me ujë.
Konsumatorët që kanë vështirësi në shlyerjen e plotë të borxhit mund të lidhin marrëveshje për pagesë me këste, sipas kushteve dhe procedurave të përcaktuara nga kompania.
Pagesat mund të kryhen në arkat e KRU “Hidromorava”, përmes bankave dhe kanaleve të tjera të autorizuara të pagesës.
Pagesa me kohë ndihmon në sigurimin e shërbimeve të qëndrueshme dhe furnizimit të rregullt me ujë.
Për çdo informacion shtesë, ju lutemi të na kontaktoni në linjat tona:
Mobil: +383 44 983 071
Linja pa pagesë: 0800 61000
KRU “Hidromorava” Sh.A. – Gjilan
