DYLON

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan rinovon licencën e shërbimit për gjithë zonën e shërbimit

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan rinovon licencën e shërbimit për gjithë zonën e shërbimit
Avatar photo Redaksia

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) ka ripërtërirë Licencën e Shërbimit të KRU “Hidromorava” Sh.A., për periudhën 11.09.2026 – 10.09.2031.

Ripërtëritja e licencës përbën një proces të rëndësishëm rregullator, përmes të cilit vlerësohet përmbushja e kërkesave ligjore, teknike, financiare dhe menaxheriale të përcaktuara për ofrimin e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

EkoHigjiena

Ky proces konfirmon përgjegjësinë institucionale të Kompanisë dhe përkushtimin e saj për respektimin e kuadrit ligjor dhe standardeve rregullatore, si dhe për ofrimin e shërbimeve të sigurta, cilësore dhe të qëndrueshme për konsumatorët.

KRU “Hidromorava” Sh.A. shpreh mirënjohjen e saj për Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) për bashkëpunimin dhe komunikimin institucional gjatë procesit të ripërtëritjes së licencës.

KRU “Hidromorava” Sh.A. mbetet e përkushtuar ndaj përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve, rritjes së performancës dhe përmbushjes me përgjegjësi të misionit të saj në shërbim të konsumatorëve.

KRU “Hidromorava” Sh.A. – ujë i sigurt, shërbim cilësor, përgjegjësi institucionale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.