DYLON

KRU Hidromorava po vazhdon me intervenime ditore në sistemin e rrjetit të ujësjellësit!

KRU Hidromorava po vazhdon me intervenime ditore në sistemin e rrjetit të ujësjellësit!
Avatar photo Redaksia

Njoftim për intervenimet që do të bëhen gjatë ditës në sistemin e rrjetit të ujësjellësit!

Ekipet e mirëmbajtjes gjatë ditës së sotme do të intervenojnë në riparimin e defekteve në sistemin e rrjetit të ujësjellësit në këto zona shërbimi:

EkoHigjiena

Rruga “Nëna Tereze”
Rruga “Mehmet Ali Behluli”
Rruga “Lufta Gjilanit”
Rruga “Xheladin Kurbaliu”
Fshati Shillove

Riparimet do të kryhen me kujdes dhe me qëllim që të minimizohen ndërprerjet në furnizimin e ujit. Megjithatë, nëse ndonjë prej jush has në mungesë të ujit për arsye të ndryshme gjatë kësaj periudhe, ju lutemi mos ngurroni të kontaktoni në qendrën e thirrjeve +38344983071.

Ekipet tona janë në gatishmëri për t’ju ndihmuar dhe për të dhënë informacion më të fundit.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë këtyre riparimeve të rëndësishme!

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan