KRU “Hidromorava” në Gjilan me njoftim të rëndësishëm për konsumatorë.
KRU “HIDROMORAVA” SH.A. GJILAN
NJOFTIM
20.06.2021
Të nderuar konsumatorë!
Në kuadër të planeve operative për ngritjen e shërbimeve dhe kualitetit të ujit, KRU “Hidromorava” ka bërë pastrimin e komplet sistemit të gypave prej FPU Velekincë dhe rezervarëve që furnizojnë konsumatorët nga kjo pikë furnizuese.
Ju kemi njoftuar me kohë se pas procedurave në ditën e pastrimit uji mund të jetë i turbullt, por edhe këto ditë po kemi ankesa nga konsumatorët për kualitet të ujit.
Turbullira tani po ndodh për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në FPU Velekincë, ku restrikcionet elektrike po janë mbi 4 orë të cilat ndikojnë direkt në sistemin e pompimit, ku pas çdo ristartimi të pompave po shkaktohet turbullirë në rrjet dhe rezervarë.
Jemi në kontakt të ngushtë me zyrtarët e KEDS-it në mënyrë që mos të kemi telashe të tilla me energjinë elektrike.
Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni
Tel:044983071, fix:0280326980,
Kujdestaria inaktive :044719813.
Ju faleminderit!