DYLON

KRU “Hidromorava” bashkohet në Tetorin Rozë – solidariteti nuk mbetet vetëm në fjalë! (video)

KRU “Hidromorava” bashkohet në Tetorin Rozë – solidariteti nuk mbetet vetëm në fjalë! (video)
Redaksia

KRU “Hidromorava” bashkohet në Tetorin Rozë – solidariteti nuk mbetet vetëm në fjalë!

Një fjongo, një mesazh, një shpresë!

EkoHigjiena

Në kuadër të Tetorit Rozë – Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, punonjëset e KRU “Hidromorava” Sh.A. – Gjilan u bashkuan në një aktivitet simbolik dhe sensibilizues, duke përcjellë mesazhe mbështetjeje, kujdesi dhe solidariteti për të gjitha gratë që po përballen me këtë sëmundje.

Por këtë vit, solidariteti ynë shkon përtej mesazheve simbolike!

Me iniciativë të përbashkët, punonjëset e KRU “Hidromorava” në mbështetje të gjithë stafit kanë nisur mbledhjen vullnetare të fondeve, të cilat do t’i dhurohen Qendrës “RENESANSA” në Gjilan, me qëllim mbështetjen e grave të prekura nga kanceri i gjirit, të cilat kanë nevojë për ndihmë dhe përkujdesje.

Kjo iniciativë është dëshmi se edhe kontributet e vogla, kur bashkohen, mund të sjellin shpresë dhe mbështetje për ato që po kalojnë sfida të vështira.

Për ato që luftojnë, për ato që ia dolën dhe në kujtim të atyre që nuk janë më mes nesh.

Asnjë grua nuk është vetëm!

Ndërgjegjësimi fillon nga ne. Solidariteti na bashkon!

KRU “Hidromorava” Sh.A. – Gjilan

VIDEO

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.