DYLON

KRU “HIDROMORAVA” – APEL PËR PAGESA TË FATURAVE TË UJIT

KRU “HIDROMORAVA”  –  APEL PËR PAGESA TË FATURAVE TË UJIT
Avatar photo Redaksia

Gjilan, 26 mars 2020 – Kru “Hidromorava” sh. a. Gjilan u bënë thirrje konsumatorëve që të bëjnë pagesat e faturave të ujit.

Për shkak të përhapjes së pandemisë të shkaktuar nga koronavirusi COVID-19 shumë konsumatorë nuk janë duke i kryer obligimet financiare ndaj KRU “Hidromorava”.

Nëse nuk i kryeni pagesat e faturave të ujit atëherë rrezikohet seriozisht funksionaliteti i kompanisë, duke patur parasysh se kompania ka obligime të cilat duhet t’i kryej edhe në këtë kohë.

EkoHigjiena

Për trajtimin e ujit nëpër fabrikat për përpunimin e ujit nevojitet energji elektrike, kemikale të ndryshme, shpenzime të mirëmbajtjes, pagat e punëtorëve,e të tjera të cilat kompania duhet të ju përgjigjet, nëse ju konsumatorë nuk i kryeni pagesat e faturave të ujit, atëherë kompania nuk ka mundësi t’i mbuloj këto shpenzime dhe do të gjindemi në situatë ku rrezikohet furnizimi me ujë.

Konsumatorë të nderuar, duke e kuptuar plotësisht situaten e krijuar me pandeminë, po ashtu duke e vlerësuar se furnizimi i qëndrueshëm me ujë është jetik në këtë kohë të vështirë për konsumatorët tanë, kërkojmë nga të gjithë ju që të vazhdoni me pagesat e faturave të ujit si më parë, qoftë përmes formës online (e-banking, pikat e Postës së Kosoves, Institucionet mikrofinacniare) apo përmes pikave të arkave statike dhe inkasantëve tanë.

Tel: 0280 326 980, mob:044/98 30 71
Kujdestaria inaktive: 044/ 71 98 13

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.