DYLON

Kroacia refuzon të loboj për Serbinë në BE, ndihmon Kosovën

Avatar photo Redaksia

Disa ligjvënës në Parlamentin Evropian kanë kritikuar Kroacinë, për shkak se ajo nuk është e interesuar për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Kështu, në delegacionin e Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me vendet jashtë BE-së, veçanërisht me Serbinë, nuk ka asnjë përfaqësues kroatë.

Serbia është i vetmi vend në rajon, në delegacionin e të cilit nuk është asnjë deputet kroatë.

EkoHigjiena

Në anën tjetër, pothuajse gjysma e komitetit që merret me çështjen e pranimit të Bosnjë dhe Hercegovinës përbëhet nga deputetë kroatë.

Megjithëse nuk ka komision të veçantë për Kosovën, ligjvënësit që janë angazhuar për rastin e Bosnjës, do të trajtojnë edhe çështjen e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq në delegacionin e Serbisë kryesisht do të jenë përfaqësues nga Sllovenia, Hungaria, Bullgaria dhe vende të tjera fqinje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.