DYLON

Kroacia arreston serbin e dyshuar për vrasjen e Enver Hadrit

Avatar photo Redaksia

Aleksander Draskoviq u arrestua nga policia kroate në aeroportin e Splitit, gjersa po kthehej nga Hvara me partnerët e biznesit. “Në kontrollin kufitar në aeroportin e Splitit, u konstatua se u lajmërua një qytetar 51-vjeçar serb kundër të cilit ishte ngritur një urdhër-arrest ndërkombëtar”, shkruan në njoftimin e policisë kroate, transmeton Telegrafi.

Drashkoviq akuzohet për vrasjen e veprimtarit shqiptar, Enver Hadri, përkatësisht kryetarit të Lëvizjes për të Drejtat e Njeriut, i cila u likuidua në fund të shkurtit vitit 1990 në Bruksel, raporton portali kroat Index.

EkoHigjiena

Draskoviq, siç ka mësuar Index, kur u morr në pyetje në Gjykatën e Qarkut të Splitit, ka mohuar lidhjet e tij me rastin e likuidimit të Hadrit. /Telegrafi/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.