DYLON

KRM ‘Pastrimi’ bëhet me kryeshef të ri

KRM ‘Pastrimi’ bëhet me kryeshef të ri
Avatar photo Redaksia

Kryeshefi ekzekutiv, Petrit Reçica pranon detyrën, zotohet për projekte dhe punë të përbashkët për fuqizimin e  ndërmarrjes “Pastrimi”.

Kryeshefi ekzekutiv i KRM “Pastrimi” Sh.A – Prishtinë, Petrit Reçica, ka pranuar pozitën në këtë ndërmarrje nga ish-ushtruesja e detyrës, Fazile Haziri-Maloku.

EkoHigjiena

Me këtë rast, kryeshefi i ri i KRM “Pastrimi” Petrit Reçica tha se ndërmarrja është e rëndësishme për vendin dhe qytetarët dhe synim i tij është t’i çojë përpara projektet në të mirë të Kompanisë Rajonale, punëtorëve dhe shërbimeve për qytetarë.

“Sot për së afërmi u njoftova me punën që është bërë në këtë ndërmarrje nga ushtruesja e deritanishme znj. Haziri-Maloku. Falënderojë secilin për punën e deritanishme, e që do ta vazhdojmë së bashku me projekte të reja që kanë për synim rritjen dhe fuqizimin e ndërmarrjes ‘Pastrimi'”, tha Reçica.

Kryeshefi Ekzekutiv z. Reçica u njoftua me punonjësit dhe zyrtarët  lidhur me punët dhe veprimtaritë e secilit departament brenda Kompanisë Rajonale, për çka i falënderoi dhe premtoi bashkëpunim me secilin prej tyre. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.