/2L ONLINE/ – Edukata apo edukimi si emertim ka përkufizime të ndryshme. Sa herë përmendim edukatën mendja na shkon tek eduakata e fëmijëve, apo nxënësve. Synim i edukatës nuk është vetëm edukimi i të rinjëve, nxënësve apo studentëve. Qëllimi i saj është që një shoqëri të jetë e shëndosh dhe të respektoj rregullat e jetës pa marrë parasysh moshës që i takon.
Rreth edukatës janë dhënë përkufizime të ndryshme si ai i Josip Maliq i cili edukatën e përkufizon “ si çdo veprim të vetedijshëm me të cilin zhvillohen vetitë psikike dhe fizike të njeriut të cilat ai vetë i krijon në vetën e tij “, kurse Dr. Ante Vukasoviq e përkufizon edukatën si “ proces të formimit të njeriut, të ndërtimit dhe formësimit të qenies njerzore duke respektuar vlerat morale, intelektuale, estetike, pra duke respektuar secilin individ për vlerat që i posedon “.Edukata ka rëndësia jetike për shoqerinë dhe është një ushqim i domosdoshëm për njeriun.
Përmes edukimit synojmë të njohim sa më shumë veten, shoqeritë e zhvilluara vetëm në saje të edukimit kanë mbërritur ku janë sot, por këtu shtrohet pyejta se ku jemi ne si shoqëri me educate?!. Në vitet e fundit shoqëria jonë po përcillet me probleme të shumta si papunësia, varfëria, pasiguria, diskriminimi, korrupsioni, kriminaliteti, dhuna verbale e fizike, sëmundjet, lëndet narkotike, terrorizmi, fanatizmi fetar, nacionalizimi, shovenizimi etj., gjë që këto probleme kanë krijuar një pasiguri për popullisinë,dhe si rezultat i këtyre problemeve shoqeria mund të ketë arsye që më shumë ti friksohet jetës sesa vdekjes, me shumë urisë sesa semundjes me shumë të ardhmës se të tashmës.
Për këto dhe arsye të shumta njeriu në liri sot nuk është i lirë, në siguri ndjehet i pasigurt në shoqëri ndjehet i vetmuar etj.. Në rënien e edukatës kanë ndikuar shumë faktorë si familja, shkolla, shoqeria dhe mediat elektronike të cilat duke shfaqur emisone me tema të ndryshme joadekuate për rrethin tonë shoqëror. Poashtu në rënien e saj kanë ndikuar edhe politikan, analist, artistë që duke u paraqitur në televizone të ndryshme duke mos ju permbajtur kodit etik të veshjes, duke përdorur fjalë banale, ofendime, ngritje të zerit, duke mos repektuar njëri-tjetrin gjatë debatit dhe veprime të tjera që në një formë a tjetër kanë ndikuar tek të rinjët që ata ti marrin si model sjelljet e tyre dhe paraqitjen e tyre.
Andaj nga problemet e shfaqura duhet të pranohet se kriza në edukatë ekziston, prandaj për rënien e saj nuk duhet të fajsohet vetëm shkolla, apo mësimidhensit duke ditur rolin e madh që e ka familja, dhe shoqëria.
Edukata është mënyra më e mirë për ti shërbyer njerzimit duke ditur që në asnjë shoqëri gjallesash nuk hasim në edukatë në kuptimin bile të afërt me edukatën e njeriut. Prandaj nuk ka shoqëri njerzore pa edukatë e as edukatë pa shoqëri njerzore. Prioritet i shoqerisë përherë duhet të jetë edukata andaj ajo duhet të zhvillohet si proces i pandarë si në familje, shkollë dhe shoqëri. Se si do të edukohet një i ri do të varet shumë se a do të jetë i ndershëm e i drejtë, bashkpunues, e i respektuar. Shoqëria jonë me pjesën më vitale rinin, fokusin kryesor duhet ta ketë te edukimi i këtij brezi.
Edukimi zë fill në familje për të vazhduar në shkollë duke zgjatur tërë jetën.përmes edukimit në familje e shkollë synohet që tek shoqeria të zhvillohet dhe formohet trupi, mendja dhe zemra në mënyrë që njeriun ta bëjë të formuar e me karakter të qëndrueshëm. I edukuari sillet njerzishum kudo, në familje, shkollë, shoqëri, punë dhe nuk i shkon mendja asnjëhere për të keqën e njerzimit por gjithmonë për të mirën e saj. Ai që posedon edukatë sjelle gëzim të përgjithshëm në mesin ku jeton dhe vepron.
Vlera edukatës është aq e madhe sa e largon individin nga dinakëria duke e drejtuar kah mirësia. Mendja e njeriut të edukuar ka për bazë parime të mira. Këto parime e mesojnë të veprojë drejtësisht athëhere kur kërkohet e drejta, dhe tregon të vërtetën kur i kërkohet e vërteta.
Nga hulumtimi i bëra del se shkolla, rrethi shoqërorë, prindërit-familja kanë ndikim të madhë në funksionin edukativ. Të gjitha këto kërkojnë një unitet .Që te dilet nga kjo krizë duhet që familja, shkolla dhe gjithë faktorët tjerë shoqëror të ndikojnë më shumë në vetëdijsimin dhe edukimin e drejtë e me kohë të rinisë e shoqërisë në përgjithësi.
Faktor tjetër që do të ndikonte pozitivisht në përmisimin e edukatës janë mediat elektronike, portalet e ndryshme që duhet të shfaqin më shumë emisione, tema, dokumentare, programe e debate educative. Ndihmes tjetër është që shkollat tona të jenë më active duke organizuar aktivitete të ndryshme shkollore e jashtshkollore me qëllime edukative. Poashtu edhe shoqeria mund të ndikojë në një formë në permisimin e educates duke u distancuar e dënuar veprat e këqija që janë në dëmë të njerzimit.
I gjithë qëllimi i marrjes së edukatës është që ta kemi një mirëqenie sociale më të mirë për të gjithë, veqmas rinia të cilët duhet ta edukojn shpirtin, mendjen, trupin, zemren, ta ndërtojn kulturën e punës, ta duan jetën e të punojnë për jetën që me veprat e tyre të bëhen të pavdekshëm. /2L ONLINE/